Ish-kryeministri Sali Berisha nuk i ndahet Ramës/ Edvin Hajdutit i ikën mendja i vërsulet si i tërbuar gazetarëve: Ja se sa vite burg e presin…

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka komentuar shp*ërthimin e mbrëmshëm që pati kryeministri Edi Rama, në studion e “Opinion”, teksa diskutohej lidhur me aferën e inceneratorëve.

Berisha shprehet se; Rama nuk ka respektuar asnjë rregull të distancimit fizik, teksa ka shkuar pranë gazetarëve, i tërbuar, për shkak se afera me plehrat, mund ta çojë edhe në bùrg.

“Skenë e paparë! Nuk thuhet kot për të, se godet ministra në mbledhje qeverie dhe në zyre. Edvin Hajdutit i ikën tepeleku, i kapur mat nga mega afera korruptive e tij prej 430 milionë euro e djegësave.

Ai u vërsulet i tmerruar nga faktet gazetarëve në studio si brigand, duke shkelur çdo rregull etik, shëndetesor nga tmerri dhe tërbimi.

Kjo sepse, ai e di se ka kryer megavjedhje, për të cilën do të dënohet së paku 32 vjet Burg”, shkruan Berisha në postimin e tij në rrjetet sociale, ndërkohë që mbrëmë ai s*ulmoi po Ramën, me një mesazh te Fevziu, duke i kujtuar dhe nënën që ka ndërruar jetë.

Duke u viktimizuar, Rama e quajti Berishën kokërr mjerimi, që nuk njeh skrupuj as ndaj personave që tashmë, nuk janë në këtë jetë.

 

Zjarr Tv Ad