Presidenti kinez, personi që viziton më shesh Rusinë: Putin është shoku im më i ngushtë

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Kinës, Xi Jinping viziton Rusinë më shumë se çdo vend tjetër dhe raporti i tij personal me Vladimir Putin është një nga arsyet për këtë.

“Ky është udhëtimi im i tetë në Rusi që nga viti 2013,” u tha Xi gazetarëve, të cilët u mblodhën në Kremlin të mërkurën.

Sipas statistikave të liderit kinez, ai dhe Putini “janë takuar pothuajse tridhjetë herë gjatë gjashtë viteve të fundit”.

“Rusia është shteti më i vizituar për mua dhe Presidenti Putin është shoku im më i ngushtë dhe një koleg i mirë”, the presidenti kinez.

Gjatë vizitës së Xi, u ra dakord që Rusia dhe Kina do të largohen nga dollari amerikan dhe do të zhvillojnë tregtinë dypalëshe në monedhën kombëtare – respektivisht rubla dhe juani.

 

Zjarr Tv Ad