Prifti, tjetër video për Ilir Metën?

0
816
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

dritan-prifti-ilir-meta-prill-20089102Skandali i i OSHEE-së ka marrë përmasa shumë të mëdha duke përzier në të emra të rendësishëm të politikës së vendit. Bëhet fjalë për 4.6 milionë euro të paguara ndaj kompanisë që kishte marrë përsipër mbledhjen e borxheve të kompanisë së shpërndarjes pa bërë asnjë shërbim, ndërsa tani shteti shqiptar është në gjyq me kompaninë në fjalë e cila i kërkon një dëmshpërblim prej 130 milionë eurosh.

Në emisionin “Opinion” të mbrëmjes së sotme është i ftuar edhe ish-ministri i Energjetikës Dritan Prifti, i cili deklaroi se në periudhën kur është lidhur marrëveshja mes kompanisë dhe ish-CEZ ka qenë Meta ai që i ka kërkuar t’i shkruajë çekëve si ministër për t’i thënë që duhet të zgjedhin kompaninë e Kastriot Ismailajt për të bërë këtë shërbim me vlerë disa milionë euro.

“Kur unë isha ministër, në shtator të vitit 2010 Meta më kërkoi që t’i shkruaja CEZ-it që të zgjidhnin kompaninë e Kastriot Ismailajt për të mbledhur borxhet. E dija që Ismailaj nuk kishte një kompani të aftë për të bërë këtë shërbim dhe nuk e dërgova këtë kërkesë. Më pas, Meta më shkarkoi mua dhe në nëntor kur u ul vetë në postin e ministrit e përfundoi këtë marrëveshje duke ia dhënë Ismailajt”, – u shpreh Prifti.

Ai gjithashtu ka deklaruar se ka dokumente dhe video që vërtetojnë se Meta ka shkuar në Çeki për të negociuar me CEZ për të zgjedhur Ismailajn për mbledhjen e borxhit. Madje, sipas tij ka edhe një filmim për të. Në lidhje me rastin në fjalë, Prifti i kërkoi publikisht Metës që ta mohonte pot ë donte, por ai kishte video që e vërtetonte.

Çfarë ndodhi me CEZ?
Gjatë periudhës kur çekët e CEZ po kërkonin të përmirësonin treguesit e tyre, në negociata me qeverinë shqiptare vendosen që këtë shërbim ta marrin nga një kompani e jashtme. Pretendohet se kompania që do të mblidhte borxhet i ishte sugjeruar çekëve nga shteti shqiptar dhe bëhet fjalë për kompaninë DIA të Kastriot Ismailajn.

Nga dokumentet dhe dëshmitë e publikuara në media pas hapjes së hetimeve për kompanitë që u morën me mbledhjen e borxheve deklarohet se ka qenë Ilir Meta ai që ka ndikuar në marrjen e këtij shërbimi nga kompania e Ismailajt. Nga ana tjetër, kompania DIA është paguar disa herë me një shumë totale prej rreth 4.6 milionë eurosh pa bërë asnjë shërbim në drejtim të mbledhjes së borxheve të CEZ-it.

Më pas, marrëveshja u prish dhe kompania në fjalë, krahas marrjes së 4.6 milionë eurove e hedh shtetin shqiptar në gjyq duke i kërkuar një dëmshpërblim prej 130 milionë eurosh.
Çështja shpërtheu pas nxjerrjes në media të disa deklarimeve dhe dokumenteve që përfshijnë emra të rendësishëm të politikës ndërsa tani ka marrë përmasa të mëdha.

Zjarr Tv Ad