Vajza shqiptare që punon si eskortë në Dubai: Marr 200 euro për orë

0
854
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

alban-640x426Alma, një shoqëruese luksi (ose escorts) ka deklaruar në studion e “Top Show” në Top Channel se burrat e pasur në Dubai, paguajnë goxha shtrenjtë për të pasur shoqërinë e një femre të re dhe të bukur.

Sipas saj, mosha më e preferuar për një eskortë në Dubai është rreth 22-23 vjeç. Çmimet për një eskortë luhaten nga 200 euro në orë deri në 1500 euro për të gjithë natën.

Shqiptarja që punon prej 5 vitesh si eskortë në Dubai, ka thënë se gjithçka ka filluar rastësisht.

“Për herë të parë në Dubai kam shkuar para 5 vjetësh. Shkova me një shoqen time pasi e kishim lënë të bënim një udhëtim. Për eskortat kisha dëgjuar se ishin shoqëruese luksi. Shkoj në një nga lokalet e natës atje, dhe një nga njerëzit shumë të pasur donte të më ofronte një pije. U shkëput nga turma dhe ma ofroi. Tani kam çdo gjë që dua, veshjet që dua, bëj jetën që kam dashur gjithmonë, kam arritur ta prek atë. Një person që ka dëshirë që unë t’i ofroj atë shërbim më sjell shoferin e tij personal në hotel. Normalisht hamë mëngjesin bashkë. Në qoftë se ka dëshirë të më ofrojë diçka, një veshje apo një aksesor të shtrenjtë, e bën këtë. Më pas ne vazhdojmë ditën me takime të ndryshme me njerëz të rëndësishëm, me ambasadorë ose hamë dreka të ndryshme ku unë e shoqëroj”, ka dekaruar Alma.

Zjarr Tv Ad