Prishtinë/ Stuhia e erës rrëzon lisin, vret një person

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një person ka humbur jetën dje në qytetin e Prishtinës, pasi si pasojë e erërave të forta ishte rrëzuar një lis.

Policia ka sqaruar se erërat e forta, kanë rrëzuar një pemë-lis, duke zënë një punëtor autoservisi.

Viktima u dërgua në QKUK pa shenja jete.

“Raportohet se si pasoj e erërave te forta, është rrëzuar një pemë-lis dhe si pasojë dyshohet se ka zënë viktimën mashkull K-Shqiptar punëtor i një autoservisi. Viktima është dërguar në QKUK ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se i njëjti është pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”.

Zjarr Tv Ad