Producenti i ‘Miss Shqipëria’: Vajzat sot bëjnë operacione plastike dhe kur zgjohen në mëngjes thonë ‘Unë kështu kam lindur’

0
87
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Spektakli i bukurisë “Miss Shqipëria” mbushi 25 vite.

Producentë e themelues të këtij konkursi, çifti Alda Bidaj dhe Petri Bozo kanë folur këtë të shtunë në studion e “Rudina” për rrugëtimin në vendet më piktoreske të Shqipërisë dhe gjithë punën e tyre ndër vite.

Por teksa flitej për peripecitë e fillimit, u diskutua edhe për operacionet plastike dhe sa shumë kanë ndryshuar vajzat e viteve 2000 me sot.

Petri shprehet në mënyrë absolute pro bukurisë natyrale, ndërsa Alda thekson se ajo është çështje zgjedhjesh personale.

Petri Bozo: Pasi bëjnë operacionet e gjërat, me trurin e tyre…Zgjohen në mëngjes dhe thonë “unë kam lindur kështu”, si ke lind kshu ti mi?! Ti ke qenë ashtu, ke qenë kjo gjëja e vyshkur kështu dhe pastaj të kemi zbukuruar ne.

Alda Bidaj: Petri i shikon shumë bardh e zi gjërat dhe shpesh kemi debate me njëri-tjetrin. Tani për hir të së vërtetës, le të kthehemi vite e vite përpara. Sigurisht me kalimin e kohës evoluon edhe e bukura, është një fat shumë i madh që të gjitha vajzat e bukura kanë mundësinë të kurohen, të jenë gjithnjë e më të bukura dhe të mbeten të freskëta. Ajo që është e bukur dhe që vlen shumë është…Ty të ndryshon edhe mënyra e grimit, pra nëse një vajzë 17-vjeçare në vitin 2000 kishte një grim fare të thjeshtë, sot është një zonjë shumë më e bukur…

Petri Bozo: Pse është kjo zonjë e pabome? Edhe vazhdon të jetë zonjë? (I drejtohet Aldona Elezit) E pra këtë po themi tashi…

Alda Bidaj: Është çështje zgjedhjesh.

Petri Bozo: Unë jam kundër, o zemër unë jam për bukuri natyrale! Ç’janë këto të bëra kështu me operacione?! (Të qeshura në studio)

Rudina Magjistari: Doli moda me vetulla të trasha, i lanë të gjitha. Po hollove vetullën, dukesh njeri tjetër.

Alda Bidaj: E rëndësishme është që vendimet për pjesëmarrjen e vajzave apo qoftë dhe për festën që kemi përfunduar, nuk i merr z. Bozo.

Ne jemi një staf që punojmë bashkë, marrim vendime bashkë dhe sigurisht këto debatet që njerëzit po i shohin këtu ne i kemi të vazhdueshme.

Rudina Magjistari: Petrin e njohim të gjithë dhe e kemi shumë xhan.

Alda Bidaj: Petri vdes për të nxitur debat.

Zjarr Tv Ad