Aksident i frikshëm në Qafë Thanë/ Autobusi plot me pasagjerë përplaset me makinën, ka të plagosur

0
134
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Qafë Thanë.

Raportohet se një makinë është përplasur me një autobus dhe më pas ka shpërthyer në flakë.

Si pasojë e këtij aksidenti dhe sipas njoftimeve paraprake, kanë mbetur të plagosur 6 persona.

Sipas informacioneve nga spitali i Prrenjasit të siguruara nga Syri Tv dy nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë për jeten sipas mjekve të këtij spitali.

Ndërkohë që pritet të nisen drejt spitaleve të Tiranes.

4 të plagosurit e tjerë janë të lënduar por paraprakisht nuk vleresohen në rrezik për jetën.

Njoftimi:

Prrenjas/Informacion paraprak

Rreth orës 16:20, në aksin rrugor Qafë Thanë – Prrenjas, autobusi që drejtohej nga shtetasi I. A., 51 vjeç, me drejtim lëvizjeje Pogradec – Prrenjas, është përplasur me automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi I. M., 28 vjeç, me drejtim lëvizjeje nga Prrenjasi në drejtim të Pogradecit.

Si pasojë e aksidentit automjeti tip “Benz” është përfshirë nga flakët dhe për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 5 pasagjerët që udhëtonin me të, të cilët janë transportuar menjëherë në spital, për ndihmë mjekësore.

Gjithashtu, janë shkaktuar vetëm dëme materiale në autobusin që drejtohej nga shtetasi I. A.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Elbasan dhe grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Zjarr Tv Ad