Projektligji për rritjen e taksës së pronës, “shpërthen” Spahiu: Tërësisht arbitrar, populli të lërë plazhin e të protestojë

0
122
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Juristi Kreshnik Spahiu e ka quajtur të padrejtë projektligjin e ri “Për taksën e pasurisë së paluajtshme” i hedhur për konsultim publik nga qeveria gjatë muajit gusht, i cili parashikon që të rrisë ndjeshëm taksën e pronës.

Në një intervistë për “Euronews Albania” ai tha se kjo nisëm e qeverisë duhet të kishte çuar në këmbë popullin për një protestë masive, pasi sipas tij ligji është tërësisht arbitrar dhe në kundërshtim me të drejtat e njeriut.

“Sot prisja që ju atje në Tiranë, në Shqipëri të lidheshit me një protestë mbarëpopullore, që të kundërshtonte këtë projektligj. Nëse ka një arsye që sot populli duhet të kishte mbushur sheshet dhe duhet të kishte braktisur plazhet, duhet të kishte protestuar para qeverisë dhe duhet të kishte ndërprerë pushimet, duhet të ishte për herë të parë në këto 10 vite të qeverisjes së socialistëve, të një partie që pretendon se përfaqëson sistemin social dhe të majtën, sot duhet të ishin të gjithë në shesh sepse i madh e i vogël, çdo shqiptar, i cili frymon në territorin e Republikës së Shqipërisë, por dhe ata që jetojnë jashtë, por kanë një shtëpi, një banesë, një pasuri të paluajtshme, atëherë duhet të kundërshtonin me forcë këtë ligj, i cili është tërësisht arbitrat, në kundërshtim me të drejtat e njeriut dhe që padyshim shfrytëzon shumë varfërinë dhe mjerimin e shqiptarëve”, u shpreh Spahiu.

Zjarr Tv Ad