Prokurori i Krimeve të Rënda, Klodian Braho në veting

0
110
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

 

Sot është seanca dëgjimore për Klodian Brahon, prokuror pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë

Sipas ILDKPKI, Klodian Braho ka bërë deklarim të saktë, nuk ka fshehur pasurinë. Braho ka apartament 66.8 m2 në Kashar me vlerë 29 mijë euro të blerë nga të ardhurat dhe një kredi bankare.

Lidhur me aftësitë profesionale, është përgatitur një raport nga KLP dhe nuk rezulton që Braho të ketë masa disiplinore.

Vlerësimi i tij ka qenë shumë mirë ndërkohë që ka pasur 9 denoncime.

Vetë Braho kërkoi konfirmimin e tij në detyrë. Vendimi pritet të jepet më 26 korrik 2019.

 

Zjarr Tv Ad