Protesta e studentëve, Rama: Kush do i paguaj shpenzimet për ngelësit

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas protestës së studentëve ku kërkuan  anulimin e tarifës për provimet e prapambetura, kryeministri Edi Rama ka reaguar në “Facebook” duke iu përgjigjur komentuesve.

Ai është përgjigjur nj komentuesi i cili i ka kërkuar shpjegim për situatën e studentëve duke thënë se kush do i paguaj studentët ngelës, nëse anulohet kjo tarifë.

Kryeministri shprehet se që nga viti 2014 nuk ka asnjë rritje trife për studentët, teksa thekson se tarifat nuk i vendos ministria e Arsimit, por vetë universitetet.

“Me falni po e para ministrja s’është as pa shkollë as me UFO, ndryshe nga cfarë ju mund të keni mësuar nëpër kazanet mediatike, ndërkohë që pyetja ime është: A jeni ju dakord që t’i paguani ju, pra taksapaguesit, shpenzimet e universitetit për studentët ngelës? Unë për vete nuk jam dakord e para dhe e dyta nuk ka asnjë rritje tarifash qysh prej vitit 2014 (dhe tarifat nuk i vendos ministrja, po vete universiteti sa për dijeni, quhet autonomi universitare) po ka zhurmë kazanesh, dizinformim me dashje apo llaf pas llafi, si edhe këmbëngulje nga një pakicë për të mos pranuar zbatimin e reformës që e nxjerr universitetin nga bataku shumëvjecar. Sa për fotot, unë nuk kam ndërmend ti le, por ju mund të mos hyni këtu dhe kështu shpëtoni edhe nga fotot,” shkruan Rama.

 

Zjarr Tv Ad