Studentët në protestë, Nikolla: Nuk ka rritje tarifash

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministria e Arsimi Lindita Nikolla, është përballur ditën e sotme me protestat e studenteve të cilët janë ankuar për tarifat e larta të shkollimit.

Gjendur në këtë situatë, Ministria në një deklaratë për mediat është shprehur se tarifat e shkollit nuk kanë pasur një rritje të lartë  dhe se rritja e fundit është bërë në vititn 2014.

“Në vitin 2009 tarifa minimale ishte 12 mijë në 2013 kjo tarifë shkoi në 14300 lekë. Tarifa mesatare nga 16500 shkoi në 20500 duke impaktuar 13 mijë studentë. Tarifa maksimale ishte 30 mijë shkoi 45 mijë, pra një rritje prej 50% dhe ka impaktuar 4 mijë studentë. Efekti financiar i kësaj shifre ka kapur shifrën 128 mln lekë.

Në vitin 2013 -2017 kemi një rritje tarifash vetëm në 2014. Tarifa minimale ishte 14430 shkoi në 20 mijë ka impaktuar 4500 studentë, pra një rritje prej 5570 lekë. Tarifa mesatare nga 20600 shkoi 21600 dhe tarifa maksimale zero rritje. Pra kjo rritje e tarifash nuk ka prekur të gjitha programet e studimit. Ka prekur shkencat e natyrës dhe gjuhet e huaja. Efekti financiar është 75 mln lekë.”-tha Nikolla.

Ndërkohë më herët ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka takuar dekanët e Fakulteteve, për tu konsultuar në lidhje me kërkesat që parashtruan studentët në protestë.

 

Zjarr Tv Ad