Protesta, ironia e deputetit të PS: Emigrantë të bashkisë Kamëz, na hapëm barkun duke mbush sheshet

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një kohë kur emigrantë shqiptarë protestojnë para Kryeministrisë, vjen një reagim nga kampi i socialistëve.

Deputeti i PS-së Pjerin Ndreu përmes një postimi në ‘Facebook’ ironizon protestën e diasporës, ndërsa i cilëson “emigrantë të bashkisë Kamëz”. Në këtë linjë ai ka ironizuar edhe banorët që preken nga ndërtimi i Bulevardit, të cilët edhe sot protestuan për dëmshpërblimet, ndërsa i etiketon si “ca të frymëzuar partiakë”.

“Emigrante te bashkise Kamez dhe ca te frymezuar partiake qe kane humbe vulen e hajdutllekut me ikjen nga pushteti ne 2017 i shof ne bulevard ! Na hapen barkun tu harxhu leke per te mbushe sheshin. Te ndihmonin ndonje familje ne nevoje sa vrerosen pa dite as ata perse !”, shkruan Ndreu.

Zjarr Tv Ad