Anëtarët e një sekti hebre rrëmbejnë dy fëmijë

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Katër anëtarë të një sekti hebre janë akuzuar për rrëmbimin e dy fëmijëve, vëlla e motër, në Nju Jork. Prokurorët thonë se të arrestuarit i përkasin grupit ultra-ortodoks Lev Tahor, me bazë në Guatemalë. Ata akuzohen për rrëmbimin e një vajze 14-vjeçare dhe vëllait të saj 12-vjeçar nga fshati Woodridge, që është në veri të qytetit të Nju-Jorkut. Burrat planifikonin ti merrnin fëmijët përsëri në Guatemala, pasi nëna e tyre iku nga sekti gjashtë javë më parë. Gruaja thuhet se kishte frikë për sigurinë e fëmijëve të saj dhe ndjeu që grupi, i cili u themelua nga babai i saj, po bëhej më ekstrem nën udhëheqjen e vëllait të saj. Mësimet e tij thuhet se përfshijnë që  gratë duhet të mbulohen nga koka deri te këmbët me të zeza. Katër të arrestuarit, të moshës midis 20 dhe 45 vjeç, akuzohen për rrëmbimin e  vëlla e motër nga shtëpia e tyre më 8 dhjetor dhe dërgimin në një aeroport të vogël pranë qytetit të Skrantonit në Pensilvani. Ata më pas fluturuan në Meksikë, por u vendosën në qytetin Tenango del Aire të premten në mëngjes dhe që nga ajo kohë u bashkuan me nënën e tyre në Woodridge. mTre nga të dyshuarit, Nachman Helbrans, Mayer Rosner dhe Jacob Rosner, u dëbuan nga Meksika të enjten dhe u arrestuan me ardhjen e tyre në SHBA.

 

Zjarr Tv Ad