Pse Begaj ktheu në Kuvend ligjin për dekoratat: Nuk është pyetur Presidenca!

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Barjam Begaj ka kthyer për rishqyrtim për herë të parë një ligj të Kuvendit të Shqipërisë. Bëhet fjalë për ligjin “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë”, i miratuar me votat e maxhorancës rreth një muaj më parë.

Begaj arsyeton se në shkelje të ligjit, Presidenca e cila është palë në këtë proces, nuk është informuar dhe nuk është pyetur në lidhje këtë ligj.

Sipas tij, dhënia e dekoratave është ekskluzivitet i Presidentit të Republikës, dhe në këtë mënyrë nuk mund të ndryshohet pasi çon në kufizimin e kompetencave të Kreut të Shtetit.

Sipas argumentimit, disa nene në këtë ligj përbëjnë edhe shkelje të Kushtetutës.

“Ligji mund të përcaktojë dhe detajojë çështje proceduriale apo teknike të procesit të dekorimit në rastin e Presidentit, por nuk mund të futet deri në përcaktime dhe detaje, që deformojnë apo ngushtojnë thelbësisht këtë kompetencë kushtetuese”, shprehet Begaj.

Zjarr Tv Ad