Pse dolën mijëra vota të pavlefshme në 25 prill? KQZ nis rinumërimin e 10% të kutive të votimit

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

519 kuti votimi do të hapen për t’u rinumëruar në kuadër të ankesave për zgjedhjet e 25 prillt. Rinumërimi i 10% të kutive ka filluar këtë të premte ne KQZ.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi ne 7 tetor për të rinumëruar 10% të qendrave të votimit të zgjedhjeve të 25 prillit.

Janë 519 kuti që do të hapen dhe rivlerësohen, që nga numri i votave e deri tek procesverbalet. Ky proces nuk ndikon në vlefshmërinë e procesit të 25 prillit dhe në shpërndarjen e mandateve, i cili prej gati 3 muajsh është certifikuar në mënyrë përfundimtare.

Numërimi i 10% të qendrave të votimit do t’i japë përgjigje edhe faktit se cila ishte arsyeja e numrit të lartë të fletëve të pavlefshme në zgjedhje, të mbi 83 mijë votive

.Qëllimi i rinumërimit, nuk është për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve por për të identifikuar problemet që u hasën në zgjedhjet e 25 prillit. Më herët gjatë procesit të ankimimit në KQZ u rinumëruan disa kuti në qarqet e Durrësit dhe Beratit.

Zjarr Tv Ad