“Pse e duartrokite Gazment Bardhin dhe a do bashkëpunosh me grupin e tij?”/ Berisha shpall armëpushimin!

0
163
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në fund të konferencës së tij me median për Inceneratorët dhe çështjen Ahmetaj, Sali Berisha u pyet për duartrokitjen që i dhuroi fjalimit të Gazmend Bardhit në parlament dhe nëse do të takohej dhe do të bashkëpunonte me atë dhe grupin që përfaqëson brenda PD.

Pas ftohjes së madhe që po ndodh në marrëdhëniet me Ilir Metajn pas zgjedhjeve të 14 majit, duket se “dashuria dhe aleanca” e re e Berishës, do të jetë Gazmend Bardhi dhe grupi i ngushtë i deputetëve të PD që po e ndjekin.

Berisha deklaroi se e kushte duartrokitur Bardhin pasi ai e quan Edi Ramën pronarin e vërtetë të inceneratorëve.

Përsa i përket takimit dhe bashkëpunimit, Berisha, konfirmoj se ngelel i hapur, por shmangu përgjigjen e pyetjes, nëse gjatë kësaj periudhe ishin vendosur kontaktet me grupin e Bardhit.

“Pse e duartrokita Gazment Bardhin? Se e mbylli fjalimin me të vërtetën më të madhe të kësaj afere. U tha shqiptarëve se sipërmarrja është e Edi Ramës. Duhet të budallepsësh çdo institucion, të besosh se ndërmarrja është e Klodian Zotos. Dhe Gazment Bardhi e tha me qartësinë më të madhe dhe meritonte duartrokitjet e plota dhe i kam bërë me zemër.Absolutisht jam i hapur në çdo kohë se ata janë deputetë të PD. Tjetër është skenari i Ramës me Lul Bravën, tjetër janë kundërshtirat brenda PD-së,” tha Berisha.

Zjarr Tv Ad