Pse Erion Veliaj kërkon arrestimin e Dukës dhe a ka lidhje, me kunatin Koka në burg?

0
189
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Alfapress.al

Kjo e diel e cila dukej se do kalonte qetë, shpërtheu nga lajmi se kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, kërkon arrestimin e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) Armando Duka.

Veliaj kërkon arrestimin e Dukës dhe madje e ka shtrirë shënjestrën deri te agjencitë inteligjente më të mëdha në botë si DEA amerikane e cila merret me trafikun ndërkombëtarë të drogave të rënda, FBI, Stotland Yard në Britaninë e madhe dhe natyrisht edhe SPAK-u shqiptarë. Bashkia e Tiranës e akuzon sot presidentin e FSHF si të korruptuar si koka e trukimit të ndeshjeve dhe për shkelje të rënda me klubin ‘Tirana’.

Ky zhvillim vjen menjëherë pasi u vendos datë e zgjedhjeve për kryetarin e FSHF, 2 mars 2022. Tashmë dihet prej kohësh se Armando Duka nuk është i preferuari i Edi Ramës, i cili në zgjedhjet e kaluara synoi ta rrëzonte nga froni duke i vendosur përball të ndjerin, ish-kryeministrin Bashkim Fino.

Federata e Futbollit ligjërisht është e ndarë nga shteti, por me sa duket kjo dosje e Erion Veliajt do të përfundojë përveç të tjerave edhe në SPAK. Ende nuk dihet se përse nga ana e qeverisë, (pasi Erion Veliaj nuk bën asgjë pa dijeninë e Ramës, për gjëra kaq madhore), nisi ky sulm kaq me artileri të rëndë ndaj Dukës. Burime për ‘Alfapress.al’ e kanë ndërlidhur këtë histori edhe me hetimin e SPAK ndaj Inceneratorëve, në kuadër të të cilit kunati i Armand Dukës, ish-ministri i Mjedisit,Lefter Koka, gjendet në burg.

Nëse SPAK deri më tani ka vepruar vetëm për djegësin e Elbasanit, në radhë është edhe afera më e rëndë, ajo e Inceneratorit dhe Landfillit të Tiranës. Lefter Koka, duket se nuk ka ndërmend që me burgun e tij, (sa do i shkurtër të jetë), të paguajë edhe mëkatet e të tjerëve në qeveri dhe në bashkinë e Tiranës. Ai kishte mundësi të largohej duke shmangur arrestimin, siç bëri Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, por zgjodhi që të përballet.

Zjarr Tv Ad