Puka bie e dyta, Gjon Gjonaj humb zgjedhjet pas 8 vitesh, bashkinë e merr “Bashkë Fitojmë”

0
196
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Puka është bërë bashkia e dytë që ka rënë në këto zgjedhje lokale, pasi më herët dhe Bashkia Memaliaj është fituar nga kandidati i opozitës. Gjon Gjonaj ka humbur zgjedhjet pas 8 vitesh në krye të kësaj bashkie.

Rrok Dodaj i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” ka marrë 3,460 vota ose 58.13%, ndërsa Gjon Gjonaj ka marrë 2,507 vota, ose 41.87%.

Pak ditë më parë, të dy kandidatët e mësipërm shkëmbyen akuza për kërcënime dhe dhunë në qytetin e Pukës, në prag të votimeve për kryetarin e ri të bashkisë. Sipas Gjonajt, njerëzit e Rrok Dodaj kishin rrahur militantët e PS dhe gjatë largimit qëlluan me armë në ajër.

Për këtë ngjarje u angazhua dhe Policia e Shtetit, e cila shpalli në kërkim një 27 vjeçar nga Tirana. Edhe kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” reagoi për rastin, duke akuzuar kundërshtarin se në fakt personat që qarkullonin të armatosur në Pukë ishin të tijët.

Zjarr Tv Ad