Punësimet e reja/ Katër drejtoritë rajonale të arsimit bëjnë publike vakancat në arsim, ja tabela me vendet e lira në mësuesi

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 Ashtu siç ua kërkon urdhri për plotësimin e vakancave në shkolla, katër drejtoritë arsimore rajonale kanë bërë publike listën e vendeve të lira në të gjitha shkollat nën juridiksion.

Në javën e tretë të mësimit, mësohet se janë të paktën edhe 136 vende bosh (jo të gjithë e kanë bërë transparencën 100%), ndërkohë që me mijëra në listë të profileve të ndryshme presin radhën për t’u punësuar.

TRANSPARENCA

Katër drejtoritë arsimore: Durrës, Lezhë, Korçë dhe Fier kanë në total një fond prej 136 vendesh pune në pritje për t’u plotësuar me mësuesit e profilit. DRAP Fier është ajo që ka nevojën më të theksuar për mësues duke shpallur 64 vende bosh, të cilat ia kanë dërguar vetë shkollat.

Nga ky total, për 1/3 e tyre kërkohet mësues i profilit muzikë dhe arsim special, për të cilat ndonëse kanë kaluar tri javë nga nisja e shkollës, zyra vendore nuk ka gjetur ende të duhurit për të plotësuar vendet bosh.

Sigurisht që ato nuk do të lihen të tilla për shkumë kohë, por do të plotësohen me mësues jashtë profilit, me kontratë provizore deri në gjetjen e kandidatit të duhur që ka studiuar për këtë fushë.

“Kur në një ZVAP nuk ka kandidatë të renditur në portal, sipas profilit që përkon me vendin e lirë të punës, njoftohen edhe emërohen kandidatët e renditur në portal në një profil të përafërt me profilin e kërkuar duke respektuar procedurat e këtij udhëzimi. Në mungesë të kandidatëve të profilit Arsim Special për plotësimin e vendeve të lira për mësues ndihmës, ZVAP vepron si më poshtë: nëse nga IAP-të do të kërkohen mësues ndihmës në Arsimin Fillor, ZVAP do të njoftojë për punësim kandidatët në portal në profilin Arsim Fillor.

Nëse nga IAP do të kërkohen mësues ndihmë në arsimin e mesëm të ulët ose në arsimin e mesëm të lartë, ZVAP do të njoftojë për punësim kandidatët nga portali të të gjitha profileve dhe do të punësojë kandidatët që kanë renditjen më të mirë”, citohet në kreun 9 të udhëzimit për emërimin e mësuesve të rinj, i cili flet mbi procedurat e punësimit në raste të veçanta.

Problematika nuk është vetëm për një drejtori rajonale. E njëjta panoramë paraqitet edhe në tri drejtoritë e tjera rajonale ku përpos këtyre dy profileve kërkohen shumë edhe mësues të shkencave ekzakte si Matematikë e Fizikë, si dhe Edukim Fizik.

Në transparencën e bërë së fundmi, DRAP Durrës ka shpallur 43 vende vakante, Drap Korçë 22, ndërsa Lezha kërkon vetëm shtatë mësues dhe çuditërisht vetëm për shkollat e Kurbinit. Pra, ose janë plotësuar të gjitha vendet vakante në arsim ose transparenca nuk është bërë siç duhet.

Zjarr Tv Ad