Pyetja për Bordin e Transparencës ‘përplas’ Ramën me gazetarin e Top Channel: Muhamet, mos gjenero dëshirat dhe frustrimet e pronarëve

0
359
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pyetja e gazetarit të Muhamet Veliu drejtuar Edi Ramës gjatë një konference për media, duket se e ka revoltuar kryemininistrin, i cili nuk ka kursyer “thumbat” ndaj pronarëve të televizionit që tashmë po mban një linjë të fortë anti-qeveritare.

Gazetari e ka pyetur Ramën për Bordin e Transparencës, duke i thënë se po favorizon kompanitë e karburanteve dhe jo qytetarët, me çmimet e vendosura që nuk reflektojnë lëvizjet në bursë.

“Muhamet, dy burime, sepse je i kulturës anglo-sanksone të gazetarisë”, i është përgjigjur Rama duke shtuar: “Nuk mundet të ushqehet publiku me një burim, që gjeneron dëshirat dhe frustrimet dhe ambiciet dhe interesat, të pronarëve”.

Pyetja e gazetarit : Vendimet që merr ky bord duket se favorizojnë kompanitë e karburanteve dhe jo qytetarët se duket se çmimet që vendosni ju nuk reflektojnë lëvizjet në bursë.

Rama: Muhamet, dy burime Muhamet, të lutem, se je i kulturës anglo-sanksone të gazetarisë. Nuk mundet të ushqehet publiku me një burim, që gjeneron dëshirat dhe frustrimet dhe ambiciet dhe interesat, të pronarëve, duhet së paku balancuar me një burim tjetër. Bëni lajme për Bordin e Transparencës sa të doni, por është një gënjeshtër e madhe të nisësh nga një gjysmë e vërtetë që është një burim. Jo më larg se dje pashë një lajm “Balluku: 320 milionë koncesion për rrugën Lekaj-Fier”, çdo kush që e lexon këtë çfarë mendon? Booo 320 milionë nga buxheti për dikë, booo 7 milionë kilometri, ndërkohë që bëhet fjalë për diçka komplet tjetër. Rrugë që nuk do financohet nga shteti, zero!

Investim 100% privat që do të jetë me pagesë, përkundër një segmenti alternativ pa pagesë. Dhe a bën 7 apo 17 këtë nuk e përcakton dot burimi tek. Sa herë kaloj aty te nënkalimi, mbikalimi i ish-Shqiponjës them me vete po mirë këta që e diskutonin kilometri kaq, kur kalojnë këtu si ndihen? Sepse 1 kilometër është ajo, por është e gjitha vepër arti. Për bordin e transparencës, është shumë e thjeshtë, doni të bëni një informim të publikut, është një gjë. Doni të bëni një helmim të publikut është tjetër. Se dakord, nxirret inati me qeverinë, por është misioni i qeverisë.

Zjarr Tv Ad