‘Qeveria dhe drejtori qelbësirë më lanë në tako’, Asqeriu: Shtet shk******, më kërcënuan me fëmijën

0
8343
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mjeshtri i Madh i teatrit dhe filmit, Bujar Asqeriu, ka rënë pre e kameras së fshehtë të emisionit ‘Piranja’. Artisti i tregoi të gjitha që nga sjellja e kolegëve për kauzën e teatrit e deri tek kërcënimi që iu bë me djalin.

Asqeriu, në këtë kamera të fshehtë u dërgua për një ekzaminim mjekësor. Ai tregoi sesi janë blerë kolegët e tij, madje tha me shifra dhe emra.

BISEDA E PLOTË NË MAKINË:

Bujar Asqeriu: Kjo është kohë për gështenja, të bësh llogje kavaje, të pish naj got verë ose dopio raki. 

Shoferi i emisionit Piranja: Me këtë Turbinën si i ke marrëdhëniet?

Bujar Asqeriu: Kam dalë në pension, kam 4 vjet që i kam shkëputur marrëdhëniet me teatrin e Turbinës, pasi dola në mbrojtje të Teatrit, kjo qeveri dhe ai drejtor qelbësirë që është atje nuk më ofruan më punë mua, më quajtën armik popullor, 4 vjet më lanë në tako. Sigurisht që unë s’rri në tako sepse jam lojtar që i bie topit, ta bëj golin nga mesi i fushës. Nuk e rruaj fare për atë mut teatër atje. 

Unë tani jam lojtar i lirë dhe luaj ku të më dojë mua çerefregu. Njeriu dashka një lloj respekti o burrë i dheut. 150 role kam luajtur unë. Asnjë aktor shqiptar nuk ka luajtur aq role sa kam unë. Dhe nuk më thanë faleminderit, pale të më bënin një ceremoni. Pensionin e kam 700 mijë lekë nuk e rruaj k***, ata nuk marrin dot rrogat aq sa marr unë pensionin. Të gjithë shitën b****, pastaj kush me lekë, kush me një hyrje, kush me pallat. Me miliona euro nuk më blen dot njeri mua i thashë. Unë kam karakter dhe jam i qetë. 

Të tërë e shitën b…. Që nga A….D…. dhe këta b*****. Dhe ai B… B……Ai e shfrytëzoi kauzën për t’u bërë deputet i PD-së. 

Shoferi i Piranjave: Jam frymëzuar nga interpretimi shpirtëror që i dhe asaj ministre ia the të gjitha në sy. Përvec teje asnjë nuk ia tha.

Bujar Asqeriu: Ata ishin aty b… Donin të bëheshin drejtorë ata, edhe i krifnin b**** asaj. Ai L****, ai p…..i i thoshte ministres: është i çmendur ky për mua nuk është mirë. O të q*** motrën. Do të dilnin kolegët e mi, do të më paradizonim mua. Qelbësirat. 

Ashtu s’të fal unë, s’e rruaj k*** fare, edhe kryeministri ka, dhj*t nga mua. Pse? Se unë kam guximin të them të vërtetën. Dhe të thuash të vërtetën do burrëri ajo.

Do qëndrojmë ndonjë vend, të bëjmë një çik shu*** se më q** nënën kjo sh****.

Ke vilë 10 mln euro, Bujar Asqeriu jeton në një dhomë e kuzhinë akoma. Në kat të 6 pa ashensor. I q** nëna të ngrejë 2 bidona me ujë lart, ky është realiteti. Mos ta them këtë realitet. Shtet shk******.

Këta donin të më fusnin dhe djalin në burg, kam një djalë kirurg. Punoi 5-6 vjet ai në spitalin ushtarak, e më pas iku në Gjermani. Me leje me të gjitha. Këta i thonin ktheu nga Gjermania se figuronte kirurg ushtarak ai. Ma stresuan djalin. Sa më tha djali: Ore baba nuk e kupton tha. Të lutem shumë mos fol më tha. Mua më kërcënuan me fëmijën. Cfarë të bëj unë? Unë nuk e ndreq dot botën. Prandaj mu neveritën këta mua dhe thashë. Bujar me kë lufton ti? Me mullinjtë e erës? Ik shiko hallin tënd Bujar, ik. 

Erdhëm? Se mos kanë lënë çarçafët e q*** së brendshme ata….

Burimi:Emisioni Piranjat/Abc 

Zjarr Tv Ad