Qeveria e zënë shumë me punë, hap 61 çështje gjyqësore për shpifje

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mes shumë angazhimeve të tjera për të cilat qeveria aktuale krenohet se po bën punë dhe po çon përpara projekte, nuk harron një tjetër gjë, atë të padive për shpifje.

Kryeministri Edi Rama bën me dije se janë hapur 61 çështje gjyqësore për shpifje.

“17 çështje gjyqësore me Fabrikën e Shpifjeve, janë tanimë në proces dhe për 10 prej tyre pritet vetëm data e seancës”, shkruan Rama.

Ai thotë se më në fund do fillojnë të dalin para gjykatës dhe do të shihet, a do të nxjerrin prova apo do të nxjerrin lekë për të blerë libra shkollat.

“44 çështje të tjera janë rrugës”, shton më tej kreu i qeverisë. Gjithçka lidhur me akuzat e opozitës, për të cilët deputetët e mazhorancës kanë bërë padi për shpifje dhe që aktualisht janë në proces shqyrtimi.

Zjarr Tv Ad