“Qeverisje që ka cënuar shoqërinë me skandalet”, mesazhi i profesorit nga protesta e Partisë së Lirisë: Rama duhet të ishte në burg! Me të s’ka të ardhme

0
192
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një mesazh drejtuar qytetarëve vjen nga një profesor në protestën e Partisë së Lirisë te inceneratori i Tiranës, pohoi se kryeministri Edi Rama nuk duhet ishte në pushtet, por në burg. Ai tha se qeveria ka cënuar shoqërinë me skandalet.

“Jam banor i Kombinatit. Nuk u deshën më shumë se 10 vjet që të mendonim se Rama paraqet një rrezik, qoftë për të drejtat bazike kushtetuese, për zhvillimin si individë dhe si grup. Kombinati është një nga zonat më të prekura që e ka pësuar në kurriz qeverisjen e Ramës dhe sot 3 vite pas rënies së tërmetit, Kombinati gjendet në rrënoja. janë kërcënuar të drejtat bazike të individit, ajo e vendbanimit, ku Rama është bërë promotori i shkatërrimit publik, me abuzimet me paratë publike, është detyrë e individit që të ngrihet dhe të qëndrojë përballë kundër këtij regjimi. Në një vend normal Rama dhe Veliaj nuk do kishin qëndruar 24 orë në qeverisje, duhet të ishin në burg.”, tha Mond Çanta.

Zjarr Tv Ad