VIDEO/ Rama bën premtimin e rradhës : Bypass-i i Fierit gati për sezonin turistik

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama, gjatë ditës së sotme ndau me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një video nga kantieri i punës për ndërtimin e bypass-it të Fierit.

“MIRËMËNGJES, dhe me këto pamje nga kantieri i punës për ndërtimin e bypass-it të Fierit i cili do të jetë i kalueshëm që në sezonin e ardhshëm turistik, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Ai thekson edhe njëherë se Bypass-i i Fierit do të jetë i kalueshëm sezonin e ardhshëm turistik.

Kujtojmë se kontrata e firmosur nga MIE dhe kompania fituese “CGC, Combined Group Contracting” për këtë vepër infrastrukturore kap vlerën e financimit 37,944,221 euro.

Zjarr Tv Ad