Rama: Doja të tërhiqja pak vëmendjen…

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Serbia e quajti sërish provokim fjalimin e Kryeministrit Rama në mbledhjen e dy qeverive në Pejë. Kreu i qeverisë shqiptare e kishte paralajmëruar reagimin, por duket indiferent për çfarë shkaktuan deklaratat e tij në Beograd apo Bruksel.

Në një intervistë për mediat ai pranon se qëllimi i kritikave të forta ishte pikërisht tërheqja e vëmendjes për indiferencën që po tregon Bashkimi Europian ndaj Kosovës dhe favorizimin që po i bëhet Serbisë në procesin e dialogut.

“Unë fola sinqerisht dhe isha i drejtpërdrejtë. Mirëpres çdo reagim, kjo është jeta demokratike. Fjalimi synonte të tërhiqte vëmendjen. Serbët duhet të pranojnë të jetojnë në paqe”.

Nuk e ka kompleks aspak të pranojë se Vuçiçin e ka mik, por thotë se kjo miqësi nuk ndikohet nga e vërteta e secilit prej tyre.

“Miqësia është vlefshme, por të vërtetat janë të vërteta. I besoj më shumë asaj shprehjes, “e dua Platonin, por më shumë dua të vërtetën”.

Të vërtetën e vë edhe në mes si vijë distancimi mes Haradinajt dhe Thaçit kur pyetet se qëndrimin e kujt prej tyre mbështet në lidhje me korrigjimin e kufijve.

“S’jam në një mendje as me Haradinaj as me Thaçin në kuptimin e ndarjes së mendjes. Korrigjim kufijsh për çfarë? Nëse flitet për korrigjim për t’u çliruar nga mekanizmat e brendshme që Serbia i ka imponuar jetës demokratike të Kosovës, normalizimit dhe bashkimit të shqiptarëve është e mirëserardhur. Por nëse flitet për ndryshim për një njohje të kushtëzuar me gjithë këto mekanizma në emër të garantimit të minoriteteve jam kundra”.

Zjarr Tv Ad