Rama e quajti fallxhore, flet Kryemadhi:Fati i vet i ka dalë i zi

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi në fjalën e saj në protestën e sotme në opozitës së bashkuar foli edhe për faktin se Rama e ka quajtur disa herë në fjalimet e tij “fallxhore”.

Kryemadhi u shpreh se Rama nuk beson në Zot dhe sa duket beson në fat, duke shtuar se e ka parë fillimisht fatin e vet dhe i ka dalë i zi.

“Unë besoj në Zot dhe jo në fat. Zoti Rama duke qenë se nuk beson në Zot, mendon se të gjithë shikojnë fallin. Derisa ky njeri sheh fatin, tregon se e ka parë të vetin dhe i ka dalë keq”, tha Kryemadhi.

 

Zjarr Tv Ad