Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Blendi Gonxhja, pasi kryeministri Edi Rama e ka propozuar për drejtimin e ministrisë së re të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ka reaguar duke thënë se është një privilegj që vjen me përgjegjësi të jashtëzakonshme.
Ndër të tjera ai thotë se do të punojë me përulësi për të shërbyer me ide e zgjidhje për më shumë qytetarë e sektorë në vend!
“Jam thellësisht i nderuar për vlerësimin e besimin e Kryeministrit Rama në këtë emërim kaq sfidues! Një privilegj që vjen me përgjegjësi të jashtëzakonshme e përkushtimin për të punuar me pasion e përulësi për të shërbyer me ide e zgjidhje për më shumë qytetarë e sektorë në vend!”, shprehet ai.