Rama i mbylli sytë Albin Kurtit/ Sali Berisha komenton gjestin e kryeministrit: Karagjozllëk i një adoleshenti! Çdo njeri turpërohet nga…

0
93
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Për kreun e PD, ky gjest është “karagjozllëk i një adoleshenti”, ndërsa për Albin Kurtin tha se tregoi shtetari duke i mbyllur hapësirën Ramës.
Sipas Berishës me atë veprim që Rama bëri cdo kush do të turpërohej.

“Karagjozllëk i një adoleshenti! Interesant është se gjesti filmohet. Ai ka një rënie të madhe në figurën e tij!

Çfarë jep ai moment për një politikan dhe shtetar? Jep një gjest karagjozi. Çdo njeri turpërohet nga një gjest i tillë. Nuk janë takimet për gjeste të tilla! Është një gjest vulgar.

Kurti tregoi shtetari! E vërteta është që Kurti e rrënoi Ramën. I mbylli hapësirën! Rama në mënyrën më të pamatur mendoi se me Kosovën do bëhet i rëndësishëm. E vërteta është që ai u bë një mentor për projektet që ekzistojnë mes Prishtinës dhe Beogradit. Në këtë mënyrë gabimi më i madh që mund të bëjë komuniteti ndërkombëtar është të kërkoi ndihmën e Shqipërisë.

Shqipëria në raportin Prishtinë Beograd, vetëm mund të prishë punë”, tha Berisha në Syri Tv.

Zjarr Tv Ad