Akademiku Artan Fuga: Ikja e shqiptarëve, shenjë rezistence!

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në emisionin “Shqip nga Rudina Xhunga” në Dritare TV, ishte i ftuar akademiku Artan Fuga për të folur lidhur me disa nga temat aktuale që na shqetësojnë më tepër. U diskutua për protestën e pedagogëve, ngërçin e krijuar në universitete, ikjen e shqiptarëve jashtë vendit por edhe lëvizjen masive drejt kryeqytetit.

Zoti Fuga ndau arsyet që mendonte se e shtynin popullsinë drejt emigrimit dhe gjithashtu arsyet që e mbanin atë ende këtu duke dhënë kontributin e tij të vyer.

“Evropa ka një efekt pompe. Kjo ka qenë edhe në 90. Se ne e trajtojmë sikur shkuam ne si shqiptarë dhe thyem një trah për t’u futur në shoqëri. Jo, edhe ajo shoqëri përthith. Jugu i Italisë kishte nevojë në atë kohë për bujq. Greqia kishte nevojë për atizanë dhe punëtorë. Dhe Evropa, sigurisht, edhe ajo ka këtë efekt.

Por unë mendoj që politika shqiptare mund të lobojë në Evropë për çështjen e vizave. Është pak një kurth sistemi i vizave që ne kemi. Po e shkele qëndrimin 3 mujor, më pas ka penalitete. Pra i themi o rri këtu, ose po ike dhe e more këtë hap, do shkelësh ligjin, s’ke kthim pas. Dhe ky është një problem i madh.

Unë thellë thellë, mbase jam një optimist i pashërueshëm, por them nisur nga studimet gjeopolitike dhe demgrafike afatgjatë, situata është kështu: Prishen pyjet.

Ata që janë afatshkurtër thonë obobo u prish pylli, mbaroi gjithçka. Po ta shikosh afatgjatë, pylli bëhet prapë. Rigjenerohet. Unë shpesh them: Në rregull, kanë ikur, na dëmton, jemi në rrezik. Po nuk njoh ndonjë vend që të ketë mbaruar sepse nuk ka më njerëz. Pra do të krijohen, por pa ndenjur duarkryq, mekanizma që do e shtojnë ritmin e popullsisë. Ne na ikin njerëz, por po të shohësh Tiranën, në raport me vitet 90, është katërfishuar. Pra ka një dendësi shumë të madhe, që nuk e lë zonën të përfitojë nga fakti i mundësive për një punë të dytë, për të punuar më shumë, për të krijuar familje.

Duhet lexuar në një mënyrë të caktuar kjo ikje. I riu i sotëm ka dy mundësi. Ose të protestojë në mënyrë të dhunshme apo në mënyrë institucionale me të drejtën e votës, me parametra që e shikon që nuk janë, ose ikën. Të gjitha ikjet, të gjitha shtëpitë e barit, këto trafiqet e lëndëve narkotike apo veprimtaritë ilegale, i shoh vec anës personale, i shikoj edhe si një reagim kolektiv ndaj një politike 30-vjecare, që nuk është atje ku duhet më dhe që ka nevojë të rimendojë gjërat. Janë akte të një rezistence.”, u shpreh ai në Dritare TV./M.K/dritare.net

Zjarr Tv Ad