‘Të ka blerë Edi Rama’, Agron Gjekmarkaj i përgjigjet kritikëve

0
736
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj u është përgjigjur kritikëve, të cilët e kanë akuzuar se bashkëpunon me kryeministrin Edi Rama.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Gjekmarkaj u shpreh se nuk i përket asaj race politikanësh, teksa shtoi se ata që e kanë akuzuar, nuk kanë tagrin moral dhe autoritetin për ta bërë diçka të tillë.

“Çfarë kam pasur për ta thënë për të gjitha ngjarjet, për historinë e Partisë Demokratike në 32 vite, për raportin e saj me të shkuarën e të ardhmen, për demokratizimin, shndërrimin e saj në një aset të votuesve, raportet e saj me SHBA, i kam thënë të gjitha dhe nuk është e nevojshme t’i përsëris sepse nuk dua të lëndoj njerëz. Jemi dy pjesë të një të tëre, Partia Demokratike është një e tërë.

Nuk dua t’i fryj zjarrit të përçarjes, të gjejnë shkak e sebep në fjalët e mia, që nesër të thonë, nuk duan bashkimin, nuk duan kandidatin e përbashkët, siç thuhet rëndom i shërben Edi Ramës, janë të shitur, janë të blerë. Më vjen të qesh, sepse del një njeri, thotë është i shitur, është i blerë dhe mendon që ka tagrin moral dhe autoritetin ta bëjë këtë. Unë nuk i përkas kësaj race politikanësh’, theksoi Gjekmarkaj.

Zjarr Tv Ad