“Rama nuk do ta humbasë Himarën, se i dalin në dritë falsifikimet”- Vëllai i Fredi Belerit flet për mediat greke: Jorgo Goro nuk merr dot frymë nëse s’merr leje nga kryeministri

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në kohën kur kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, ndodhet ende në paraburgim nën akuzën për vjedhje votash, vëllai i tij, Leonard Beleri ka zgjedhur të flasë për mediat greke, ku edhe ka bërë disa denoncime të rënda.

Ai pretendon se qeveria e kryeministrit Rama nuk mund të lejojë të humbasë Himarën, pasi mund t’i dalin në dritë falsifikimet.

“Qeveria dhe zoti Rama personalisht nuk duan të humbin bashkinë e Himarës. Sepse do të dalin shumë. Vazhdojnë të bëjnë falsifikime me parcelat. Festa vazhdon”, tha Leonardo Beleris për ERT.

Ai ka bërë një referencë të veçantë për qëndrimin e Jorgo Goros në detyrën e tij, i cili edhe pse u raportua se do të largohej, ai mohoi se ka dhënë dorëheqjen.

“Zoti Goro nuk merr dot frymë nëse nuk merr leje nga zoti Rama”, tha zoti Beleri, duke përsëritur sugjerimin e të vëllait që nëse nuk është vetë kryetar bashkie që është zgjedhur, atëherë dikush të marrë postin, një i zgjedhur tjetër nga fraksioni i tij.

“Fatkeqësisht kemi një bashkëbisedues jo të besueshëm”, tha vëllai i kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri, duke vlerësuar se Goro do të qëndrojë në detyrën e tij “për aq kohë sa të dojë zoti Rama”.

Në fakt, ai tha se kryeministri i Shqipërisë preferon të sakrifikojë të ardhmen e popullit të tij dhe që Shqipëria të mos hyjë në BE, sesa të humbasë bashkinë e Himarës.

Madje ai vlerësoi se veprimet e tij janë për faktin se “falsifikimet janë bërë në nivelin më të lartë dhe fatkeqësisht shumë njerëz duhet të mbrohen nën ombrellën e zotit Rama”.

Zjarr Tv Ad