“Rama po sillet si pushtues”- Berisha i kërkon shqiptarëve t’i dalin zot vendit: Pavarësisht bindjeve partiake, s’duhet të bini dakord me këto politika

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha u ka kërkuar shqiptarëve tu dalin për zot atdheut të tyre, duke theksuar se Edi Rama po sillet si “pushtues”.

Gjatë një bashkëbisedimi me intelektuale në Kolonjë, Berisha u shpreh se qytetarët nuk duhet të bien dakord me politikat që po ndjek Rama, pavarësisht bindjeve të tij partikake, teksa shtoi se kreu i qeverisë po shpopullon vendin.

Sali Berisha: “Shqiptarët po braktisin Shqipërinë! Sa duhet ti dalim Zot vendit? A duhet të pajtohemi me këtë rrokullisje. Pavarësisht nga bindjet partiake, s’mund të bini dakord me këto politika. Duhet të pyesim veten se çfarë arritjesh ka që ne ti besojmë këtij njeriu dhe këtij regjimi. Nisemi për Bruksel ky na çon në Beograd. Kishim rrogat e larta, i çoi në të ulta. Borxhi i tij është 500 miliard, borxhi unë mbi 300 miliard.

Pse duhet ta tolerojmë e pranojmë? Po sillet si pushtues i vërtetë me shqiptarët. Ky ndihet më afër me Vuçiç se me Kurtin, për shkak se ky nuk pranon OP, një projekt antishqiptar. Duhet t’i jemi mirënjohës që po e kundërshton. Marrëdhënie shqiptaro serbe s’mund të jenë të vërteta pa kaluar nga Prishtina

Ju ftoj të angazhohemi me përkushtim në debat, në dialog me çdo qytetar në Kolonjë. Vendi është në rrezik, cilido që thotë jo të paraqesë argumente. Një vend që po shpopullohet, vitin e kaluar kishim më shumë vdekje se lindje, është lajm i hidhur, aspak i mirë.”

Zjarr Tv Ad