U shpall sot zyrtarisht Mbret, ja deklarata e Charles para Këshillit të Aderimit dhe falenderimi për bashkëshorten e tij Kamilën

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pasi u shpall zyrtarisht Mbreti Charles III, në deklaratën e parë zyrtare në Këshillin e Aderimit, ai e nisi fjalën duke folur për vdekjen e “nënës së tij të dashur, Mbretëreshës”.

“E gjithë bota më ka shprehur përkrahjen dhe dhimbjen për humbjen që kemi pësuar të gjithë.”

Charles u shpreh se është ‘thellësisht i vetëdijshëm për detyrat’ ​​që ai duhet të kryejë tani.

“Nëna ime dha një shembull dashurie të përjetshme dhe shërbim vetëmohues. Mbretërimi i nënës sime ishte i pashoq në kohëzgjatjen dhe përkushtimin e saj. Jam thellësisht i vetëdijshëm për këtë trashëgimi të madhe dhe për detyrat dhe përgjegjësitë e mësha të sovranitetit që kanë kaluar tani mbi mua.”

Ai ka falënderuar dhe bashkëshorten e tij Kamila.

“Jam thellësisht i inkurajuar nga mbështetja e vazhdueshme e gruas sime të dashur”, tha Charles.

Charles më pas bëri betimin në lidhje me sigurinë e Kishës së Skocisë. Me mbarimin e nënshkrimit të betimit ne dhomën e Këshillit të Aderimit, të pranishmit dolën jashtë saj, pasi Mbreti i ri do të shpallet publikisht në ballkonin me pamje nga oborri i Fretërve.

Zjarr Tv Ad