Rama shfaqet me automatik në dorë, ja me çfarë rasti…

0
131
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një postim plot humor, ku në një videomontazh shfaqen krerët e shteteve anëtare në NATO.

Videon në fjalë, që duket si një film aksion, nis me kreun e NATO-s, Stoltenberg, Macron, Biden e mes personazheve, me armë në dorë shfaqet dhe kryeministri Edi Rama, ndërkohë që figura që mbyll ‘shfaqen’ është Zelensky, presidenti i Ukrainës.

“MIRËMËNGJES ????
dhe me këtë video plot humor nga Samiti i NATO-s ju uroj një ditë të mbarë????”, shkruan Rama.

Videoja që ka postuar kryeministri Rama:

https://fb.watch/lLzypj8Au1/

Kujtojmë se samiti dyditor i NATO-s në kryeqytetin lituanez përfundoi të mërkurën me një premtim për mbështetje të fortë për Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë, e cila ka kaluar 500 ditë.

Zjarr Tv Ad