Akuzohet për shpërdorim detyre! Arrestohet ish-kryetari socialist

0
115
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një tjetër socialist në pranga. Mbrëmjen e djeshme është arrestuar ish-kryetari i Bashkisë së Fushë Arrëzit, Fran Tuci, me urdhër nga SPAK. Tuci akuzohet për shpërdorim detyre.

Në kohën kur ishte kryebashkiak, Fran Tucit i ishte arrestuar vëllai Albert Tuci në muajin qershor 2020, gjatë operacionin antidrogë “Shën Mëri 2020”.

Fran Tuci u zgjodh kryetar i Bashkisë Fushë-Arrëz në zgjedhjet lokale të vitit 2015, si përfaqësues i Partisë Socialiste dhe i Aleancës për Shqipërinë Europiane. Ai e fitoi mandatin me 50.62% të votave. Ai ka qëndruar për 8 vite në krye të bashkisë së Fushë Arrëzit.

Zjarr Tv Ad