Rama “u jep arsye” të rinjve në Berat për të qëndruar në Shqipëri dhe shkëmben batuta me ta: Ty të ka ecur se të kam mbajtur unë në krahë

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama është shprehur se Shqipëria ofron mundësi të pafundme për ata që duan të qëndrojnë në vendin tonë e të mos largohen.

Rama rendit mes të tjerash punët online që sipas tij mjafton të kesh qasje në internet dhe të punosh në ç’do vend të botës pa lëvizur nga shtëpia dhe turizmin që sipas tij është në zhvillim të vazhdueshëm.

Komentet Rama i bëri gjatë një takimi me të rinjtë në Berat, ku nuk munguan edhe batutat e shkëmbyera mes tyre.

“Unë nuk hyj tek ata që predikoj që të hyj tek ata që thonë se kush rri këtu është patriot i vërtetë dhe kush ikën nuk bën mirë. Sepse në të gjitha rastet krenarinë për Shqipërinë nuk duhet ta negociojmë me asgjë. Natyrisht që këtu ka vështirësi, por kudo ka vështirësi. Askund nuk është shtruar një tapet i kuq dhe ti mund të bësh atë që do.

Këtu patjetër që ka mundësi për ata që duan ti shikojnë mundësitë dhe t’i realizojnë për ata që duan t’i realizojnë. Janë shumë të rinj e të reja sot që punojnë nga shtëpia për tregjet e huaja. Paguhen shumë mirë dhe janë akoma në shkollë. Janë në shkolla të mesme ose në universitet. T’i mund të gjesh punë përmes teknologjisë kudo në botë pa lëvizur fare nga shtëpia. Nga ana tjetër është gjithë kjo pasuri e jashtëzakonshme që është e njohur edhe si pasuri botërore.

Mjafton të duash t’ja dalësh dhe të kesh idenë e duhur për ta vënë gjithë këtë pasuri në dispozicion. Turizmi po rritet vit pas viti, numri i vizitorëve sot në Berat është më i lartë seç ka qenë ndodnjëherë. Ata vizitorë duan arsye për të qëndruar. Secili prej jush mund të gjejë për ta një arsye më shumë që ata të qëndrojnë. Kjo ka të bëjë e gjitha me mikpritjen, me traditën, me artizanatin, me trashëgiminë kulturore e me radhë. E padyshim që kush bën këtë gjë këtu, nuk diskutohet që fiton shumë më shumë se të punojë në një vend tjetër të botës.

Tani për t’i kthyer përgjigje djalit që e kam mbajtur në krahë kur ka qenë i vogël. Nëse të ka ecur, të ka ecur se të kam mbajtur unë në krah. Por po të ishte kështu i bie që të kisha superfuqi, por nuk bësoj të jetë kështu”, u shpreh Rama.

Zjarr Tv Ad