Rama zbut tonet me BE-në/ Paloka: ‘Karizmatikut’ ia hoqën prapashtesën

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama reagoi sot pasi Komisionari për Zgjerimin dhe Fqinjësinë në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi ra dakord me propozimin e Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel për zgjerimin e BE-së në 2030.

Në një mesazh në ‘Facebook’ Rama thekson se autobusi i BE-së po bëhet vend interesant për të qëndruar.

Komisioneri jonë që nuk e zhgënjeu kurrë rajonin tonë, veçanërisht në kohë të vështira.

Duhet pranuar se pas fjalimit të papritur të Presidentit Michel në Forumin Strategjik të Bled, autobusi i ngadalshëm i BE-së po bëhet një vend interesant për të qëndruar edhe pa një vend të lirë – pa dyshim që pasagjerët e Ballkanit Perëndimor mund të durojnë më mirë gjatësinë e gjatë të udhëtimit duke ndjekur një bisedë me zë të lartë mes djemve të ulur.

Le të dëgjojmë se çfarë ka më pas”, tha Rama.

Ndërkohë në një reagim, deputeti demokrat, Edi Paloka thotë se Edi Rama është zbutur pasi e ka kuptuar se është thjesht një kloun.

“Çfarë ka ndodhur që papritur Rama e ka “harruar” arrogancën me BE?!!

Është hera e dytë që përsërit se është i gatshëm të presë edhe gjatë po qe nevoja “në autobusin e BE” se sa të mendojë rrugë të tjera…

Po a nuk ishte po ky që deri vone kërcënonte në çdo rast që i jepej, se nëe BE nuk nxitonte ta pranonte, atëherë do merrte rrugën nga Lindja? A nuk ishte ky që linte të nënkuptohej se Rusia dhe Turqia ishin zgjedhje të preferuara të tij?

Çfarë ka ndodhur që e humbi arrogancën, apo ajo që ndodh gjithnjë me Ramën, që kur i del përpara dikush që e tredh, i hollohet zëri menjëherë…?

Kjo është në fakt historia e jetës së Ramës, gjithmonë bën të fortin e arrogantin me ata që e tolerojnë dhe ky i mendon si të dobët, derisa “i thyejnë turinjtë”, pastaj fillon zvarritet duke u qurravitur.

Duket që ngjarjet e fundit, përjashtimet dhe përçmimi që i kanë bërë së fundmi në Evropë, e kanë zbritur me këmbë në tokë. Siç duket e ka kuptuar që nuk është ai “lideri botëror e karizmatik” për të cilin i ka mbushur mendjen vetes, po thjesht një kloun që e kanë toleruar derisa doli nga roli i tij e ia hoqën prapashtesën “zmatik”,” shkruan Paloka.

Zjarr Tv Ad