“Rashë në kurthin e atyre që s’më duan”, zbardhet dëshmia e Safet Gjicit në GJKKO

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryebashkiaku socialist Safet Gjici nuk ka pranuar akuzat për ‘korrupsion pasiv’ nga SPAK pas publikimit të skandalit seksual në zyrën e tij, ku dukej qartë se si protagonistja e video-s Alma Kaçi, pas seksit i kërkoi tenderin për kastrimin e qenëve të rrugës në Kukës.

Safet Gjici gjatë fjalës së tij para togave të zeza me relatore Etleva Dedën dhe organit të akuzës i përfaqësuar nga prokurorja Manjola Kajana, ka justifikuar veprimin e tij duke thënë se e ka marrë ndëshkimin për gabimin e bërë. Ai shtoi se ka rënë në kurthin e atyre që se duan por pa përmendur emra.

“Unë u ndëshkova për veprimin që kam bërë, mora dënimin për këtë gabim. Nuk ka projekt, nuk kemi parl projekt, nuk kam shkelur ligjin. Rashë në kurthin e atyre që, nuk më duan, nuk kam kryer shkelje ligjore. Jam dakort me qëndrimin e avokatit.”

Zjarr Tv Ad