Reagimi i Greqisë për arrestimin e Fredi Belerit, revoltohet Spartak Ngjela: Ambasadorja greke duhet të shkojë në gjyq, ç’punë kanë ata, çfarë e dinë veten?

0
320
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati Spartak Ngjela ka folur sot në lidhje me konstituimin e anëtarëve të Këshillit të ri Bashkiak të Himarës, ku kryetari i zgjedhur i kësaj bashkie më 14 maj, nuk u betua si kryetar, kjo pasi GJKKO i rrëzoi kërkesën për të qenë pjesë e betimit.

Gjatë një interviste televizive, Ngjela ka deklaruar se SPAK e ka dokumentuar me prova arrestimin e kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit për blerje votash.

Avokati tha se SPAK ka prova dhe se kjo nuk është një çështje politike, por një çështje që i përket drejtësisë. Sipas Ngjelës, Greqia nuk ka punë që të merret me çështje e brendshme të gjyqësorit në vendin tonë, ndërsa insistoi se në Himarë nuk ka grekë. Më tej ai shtoi se ambasadorja greke nuk ka asnjë punë të ndërhyjë në SPAK, duke shtuar se korrupsioni nuk ka lidhje me politiken.

“Ç’punë ka Greqia me Himarën. Ku ka grek në Himarë. Ato janë lebër, ku ka grekë aty. Ku ka minoritar atje. Është kapur me prova duke blerë vota, u kap do të shkojë burg. Çdo njeri mund të kapet, ky është kapur me krim. Flitet ka bërë krimin apo se ka bërë krimin. SPAK ka prova se çfarë rrezikshmërie paraqet. Këto janë absolute. Asnjë njeri s’ka të drejtë që t’i ndërhyjë SPAK-ut. Ambasadorja i ndërhyn SPAK, ç’punë kanë? Çfarë e dinë këta veten? Kanë një Dule këtu! Kush po çan njeri kokë për to. Kjo nuk do të thotë se nuk do të shkojë. Nuk ndërhyn tek ata askush. Korrupsioni s’ka lidhje me politikën”, tha Ngjela.

Ngjela ka komentuar gjithashtu se edhe blerjen e votave nga Fredi Beleri. Avokati tha se Rama nuk është naiv, pasi sipas tij ligji thotë se kryeministri e pushon një kryetar bashkie që ka bërë një vepër penale, ndërsa Beleri nuk është konstituar.

Ngjela tha se konsulli grek ka të drejtë të shkojë që të shohë dosjen por jo të ndërhyjë në gjyqësor.

“SPAK e ka të dokumentuar blerjen e votave nga ana e Belerit. Këtë e ka arrestuar SPAK s’ka lidhje politika këtu me këtë muhabet. Rama nuk mund te jetë naiv. Është kryeministër dhe nuk mund të krijojë naivitet. Dulja të shkojë në SHBA që ta zgjidhë. Ligji thotë se kryeministri e pushon një kryetar bashkie që ka bërë një vepër penale. Ky nuk është konstituar. Nuk ka ky bazë juridike. Është zgjedhur nga populli por ka bërë një krim. Ç’punë ka Greqia me pushteti gjyqësor shqiptar. Ambasadorja duhet të shkojë në gjyq. Ku ka grek atje, po le çfarë thonë ata. Konsulli grek ka të drejtë të shkojë që të shohë dosjen.”, u shpreh Ngjela.

Zjarr Tv Ad