Reagon Kryeministri/Hetimi i dosjes 339

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edi Rama ka reaguar mesditën e sotme në lidhje me ndalimin e urdhëruar nga SPAK të disa komisionerëve në lidhje me hetimin e dosjes 339, për vjedhjen e votave në Durrës dhe Shijak.

Por ndërsa arrestimet janë bërë në Shqipërinë e Mesme, Edi Rama nuk e ka idenë për këtë gjë. Sipas tij, arrestimet janë bërë .

Në fakt dosja e Shijakut dhe Durrësit ka numrin 339, ndërsa ajo e Dibrës ka numrin 184.

‘Arrestimi i komisionerëve politikë të dosjes së famshme të Dibrës, nxjerr në pah psenë e domosdoshmërisë së depolitizimit të administratës zgjedhore! 14 të pandehur të PDLSI dhe 8 të PS janë prova se kush bërtet më shumë e nuk do depolitizim, i ka duart të zhytura thellë në llum!

Për mua janë 22 individë të gabuar, në vendin e gabuar dhe detyrën e gabuar,që duhet të shërbejnë si shembull i padiskutueshëm për largimin përfundimtar të partive politike nga komisionet e zgjedhjeve! Le të vendosë drejtësia për ta pa dallim dhe mësimi për ne është: DEPOLITIZIM!’, shkruan Rama në Twitter.

Zjarr Tv Ad