Reagon Thaçi: As vlerat e lirisë sonë dhe as luftën e UÇK-së nuk mund ta cenojë askush!

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka reaguar pas dorëheqjës së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.

Ai në “Facebook” thotë se ndjen keqardhje pas lajmit që Gjykata Speciale e ka ftuar për intervistim Haradinajn si dhe epror të tjerë të UÇK-së, shkruan “Zëri.info”.

Lexojeni të plotë reagimin e Thaçit:

“Me keqardhje mësova që Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim ish-shefin e Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi, njëherësh këshilltar i imi, ish-komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit, kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe disa ish-eprorë të tjerë të UÇK-së. Nga mediat tani u informova edhe për vendimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, për dorëheqjen e parevokueshme nga pozita e tij. Unë e respektoj vendimin e tij dhe si President i Republikës së Kosovës ju siguroj se do të veprojë bazuar në kompetencat e mia kushtetuese dhe ligjore, për të cilat qytetarët e Kosovës do të njoftohen me kohë. Unë besoj në pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe besoj në vlerat e larta morale të ushtarëve të lirisë. As vlerat e lirisë sonë dhe as luftën e UÇK-së nuk mund ta cenojë askush! HTH”, ka shkruar Thaçi.

 

Zjarr Tv Ad