Rëndohet bilanci i viktimave nga zjarret në Kaliforni

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është rritur në 50 bilanci I viktimave të zjarrëve që po shkatërrojnë Kaliforninë: kjo raportohet nga mediat ndërkombëtare. Sherifi i Kontesë Butty, Kory L. Honea ka bërë me dije se ka kërkuar 100 anëtarë të personelit të Gardës Kombëtare që të ndihmojnë ekipet e shpëtimit në kërkimin për të zhdukurit. Zjarret deri tani kanë djegur 52600 hektarë dhe konsiderohen si më shkatërruesit dhe vdekjeprurësit në historinë e Kalifornisë. Autoritetet po kërkojnë akoma për viktima të tjera nga flakët që kanë goditur në veçanti qytetin Paradise. Janë të shumtë familjarët që nuk kanë marrë asnjë lajm nga të afërmit e tyre apo miqtë. Më shumë se 5 mijë zjarrëfikës janë angazhuar në luftimin e flakëve që kanë goditur një zonë me rreth 505 kilometra katrorë, duke shkatërruar 7700 shtëpi. Zjarret kanë lënë 52000 persona të pastrehë. 

Zjarr Tv Ad