Rezultat fantastik edhe në finale, Luiza Gega shkëlqen në garën e 3000 metrave

0
156
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Luiza Gega është një nga vajzat më të shpejta të Botës në 3000 metra me pengesa, duke u renditur e 5-ta në finalen e Botërorit të atletikes në një garë ku shkëlqeu me performancën e saj.

Në pistë, Luiza sërish tregoi që është sportistja më e mirë shqiptare, duke dhënë kohën 9:10.04 dhe automatikisht rekord i ri kombëtar në këtë disiplinë. Madje Gega e ul rekordin me më shumë se 4 sekonda, çka do të thotë se koha e realizuar në Botëror është fantastike.

Rekordi i mëparshëm në këtë disiplinë mbahej po nga Gega me kohën 9:14.29 dhe që u vendos në 1 korrik në Lojërat Mesdhetare, Oran 2022.

Zjarr Tv Ad