Rezultati i zgjedhjeve në Rrogozhinë/Vjen reagimi i parë nga opozita

0
119
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Elbasan, Luçiano Boçi, ka reaguar në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve vendore në Rrogozhinë, ku fitoi kandidati i socialistëve Edison Memolla me 57.58 për qind të votave.

Përmes një shkrimi në rrjetet sociale Boçi pretendon se kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha, fitoi zgjedhjet në 14 Maj por Kolegji Zgjedhor vendosi ribërjen e tyre.

Ish-kandidati demokrat për Elbasanin ka shkruar se “zgjedhjet kanë vdekur!”, duke nënkuptuar se procesi zgjedhor në Shqipëri manipulohet dhe nuk është i drejtë.

“ÇFARË NDRYSHOI NË RROGOZHINË

Çim Hoxha kandidati i “Bashkë Fitojmë” në 14 Maj ishte fitues (pa votat e burgut), por Kolegj ii Partisë vendosi ribërjen e tyre.

Tani në Korrik na fiton ky tjetri me vota shumë e më shumë!!!!

Po pse elektorati i vogël i Rrogozhinës me shumicë konfirmoi kandidatin e PS?!

U bënë gjë pishman rrogozhinasit?!

Apo ky Çimi “i poshtër” e drejtoi këtë muaj keq “virtualisht” Rrogozhinën?!

Apo ky tjetri “mbi kalë” e transformoi Rrogozhinën për një muaj në parajsën e ëndërruar?!

Mos ndoshta lumturia e popullit është kaq e lartë sa ne toksorët e vdekshëm nuk kemi sy për ta parë?!

Apo janë kënaqur shumë me inceneratorët, me korrupsionin, me kanabisin, me bujqësinë që s’ka fonde, me çmimet pa tavan?!

Mos ka ndikuar vallë vapa dhe nuk e dimë?

Jo jo!

Ndoshta kjo ulja e euros se kështu ia kemi bë Europës rrup-sup, 1 me 1 ia kemi bë?!

Ahhh ndoshta nafta 1.8 Euro si askund në Europë?!!

Pffff po pse në fund fare a ka zgjedhje në Shqipëri?

ZGJEDHJET KANË VDEKUR!

ÇDO GJË ZGJEDHORE ËSHTË NJË NEVERI E PASHTERSHME.

NJERËZ MOS KENI ILUZIONE!

NEVERIA LUFTOHET DHE REGJIMET PËRMBYSEN!

BARKU QË E POLLI ËSHTË RILINDUR!”, shkruan Boçi.

Zjarr Tv Ad