Rita Ora realizon kolonën zanore të filmit të njohur

0
6

Rita Ora në kolonën zanorë të një prej filmave më të dashur për fëmijë. ‘Detective Pichaku’ është një film vizatimor i cili pritet të dalë në kinema në datën 10 maj.

Hiti i ri i këngëtares me origjinë shqiptare ‘Carry On’, në bashkëpunim me DJ e njohur, Kygo do të jetë kolona zanore e filmit. Ajo ka publikuar një pjesë të këngës në ‘Instagram’ dhe krahas saj ka shkruar: “Kjo këngë është shumë e rëndësishme për mua dhe jam shumë e lumtur që më në fund mund ta dëgjoni të gjithë.

Është një privilegj të kesh vetëm këngën tënde pjesë të një filmi (dhe të kesh një rol të vogël në film). Është e mrekullueshme të shohësh ‘Pokemon’ të vijë në jetë”. Nuk kanë munguar as komentet në ‘Instagram’ të cilët përgëzojnë këngëtaren për suksesin e saj.