Roland Bejko lëshon gjuhën keq: Berisha po bën luftë për pushtet, ai po ushqen me iluzion njerëzit

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Për Roland Bejkon, aksioni që po zhvillon Sali Berisha nga qyteti në qytet, bëhet vetëm për interesa të tij personale. Bejko deklaroi se “Berisha nuk ka se çfarë t’i bëjë gomarit dhe i bie samarit”. E vetmja gjë që nuk duhet të bëjë Sali Berisha, sipas Bejkos, është që të flasë për “betejë parimore”.

“Nuk shoh ndonjë kauzë nga Sali Berisha. Është i revoltuar nga vendimi i Bashës. Nuk ka se çfarë t’i bëjë gomarit dhe i bie samarit. I revoltuar dhe i mërzitur ai po ushqen me iluzion njerëzit. Sali Berisha nuk e demokratizoi kurrë PD-në. Është luftë e pasur për pushtet. Berisha kërkon t’i marrë partinë birit të tij shpirtëror, sepse është i mërzitur me të dhe nuk i beson. Nga ana tjetër, për 8 vjet, Lulzim Basha ka qenë peng i Sali Berishës. Vendimet i merrnin të dy bashkë. Ok le të bëjnë luftë për pushtet, por nuk mund të flasë për parime. Nuk ka burrë nëne që e kundërshton.

Berisha nuk ka dhënë asnjë rrugë sesi vihet në pushtet. Gjatë këtyre viteve në opozitë ai fliste vetëm për revolucion dhe protesta”, tha Bejko.

Nga ana tjetër, Leonard Olli u shpreh se PD po shkërmoqet dita-ditës dhe Sali Berisha po kap momentin.

“Sali Berisha e ka kapur këtë moment. Po përpiqet që të lërë një trashëgimi të fundit në atë që ka mbetur tashmë nga PD-ja. Kemi një parti që po shkërmoqet dita-ditës. Vazhdon qëndrimi refraktar i Lulzim Bashës. Përse vazhdon politika e përjashtimit? U goditen Flamur Noka, Spaho, Bylykbashi. Mos e quaj vetën kryetar partie, pro mbreti i partisë. Nuk kemi pse të fshihemi si struci. Thuaj unë e privatizoj partinë”, u shpreh ai.

Zjarr Tv Ad