Ronaldo: Messi nuk fajësohet kurrë për humbjet e Barcelonës

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas skualifikimit të Barcelonës nga Champions League, Ronaldo Nazario është shprehur se Messi kurrë nuk fajësohet për humbjet e skuadrës spanjolle. Ai tha se kur Barcelona fiton ndodh për shkak të Messit dhe kur gjigantët spanjollë humbin është për shkak të trajnerit Ernesto Valverde dhe futbollistit Philippe Coutinho.

Messi dhe Barcelona humbën të martën përballë Liverpool me rezultatin 4-0 në stadiumin e Anfield.

Trajneri i Barcelonës rrezikon largimin nga puna pas humbjes së klubit ndërsa sulmuesi Coutinho  gjithashtu u kritikua.

Po legjenda Brazilit, i cili ka luajtur edhe për Barçën dhe për Real Madrid, beson se lojtarët e tjerë meritojnë më shumë respekt dhe jo të qëndrojnë nën hijen e Messit.

“Barcelona ka një ekip të shkëlqyer dhe lojtarin më të mirë në botë, Messin,”-tha Ronaldo. “Unë dëgjova se ata humbën për shkak të Valverde, Coutinho dhe jo për shkak të Messit. Kur fiton Barcelona, kjo i atribuohet Messit. Është një mungesë e madhe respekt për të gjithë lojtarët dhe stafin e stërvitjes.”

Zjarr Tv Ad