Gjiganti italian e merr seriozisht, nis kontaktet e para me Hysaj

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Elseid Hysaj po përjeton sezonin e tij më të vështirë tek Napoli. Pas largimit të trajnerit Maurisio Sarrit, mbrojtësi i kombëtares shqiptare nuk është më një alternativë e parë dhe në merkaton e verës pritet të ndryshoj ambient nëse vjen oferta e duhur.

Interi po e monitoron prej disa kohësh situatën e shkodranit dhe emri i tij është në listën e zikaltërve për krahun e djathtë të mbrojtjes së bashku me Danilon e Manchester City dhe Tripper të Tottenham.

Trajnerin, Luciano Spalletti e josh idea për të stërvitur 25 vjeçarin, që ka fituar një eksperiencë të konsiderueshme me Napolin. “Gazzetta dello Sport” shkruan se mes agjentit të lojtarit dhe drejtuesve të Interit ka patur një bisedë.

Roli natyral i Hysaj është mbrojtësi i djathtë, por mund të luajë pa problem edhe në të majtë. Drejtuesit e Interit e shohin shkodranin si një opsion mjaft të mirë për tu përforcuar për sezonin e ardhshëm.

Në janar emri i Hysaj u lakua edhe tek Chelsea, por transferimi nuk u finalizua për shkak të klauzolës së tij të lartë prej 50 milionë eurosh. Megjithatë, klauzola është e vlefshme vetëm për klubet e huaja jashtë Italisë.

Kontrata, nga ana tjetër, do të përfundojë në vitin 2021 dhe ky fakt mund të zbusë kërkesat e presidentit Aurelio De Laurentiis, i cili do të ishte i gatshëm për të nisur bisedimet vetëm përpara një oferte që tejkalon 25 milionë euro.

Zjarr Tv Ad