Rrihet 41-vjeçarja në shtëpinë e saj, shoqërohet i riu në Pukë

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 41-vjeçare është goditur fizikisht në Fushë-Arrëz në banesën e saj nga një i ri, i cili dyshohet të jetë me probleme mendore.

Pas ngjarjes, i riu është shoqëruar nga policia dhe që rezulton një emër jo i panjohur për efektivët blu pasi  edhe më parë ishte dënuar për vjedhje me dhunë.

Njoftimi i policisë:

Me dt.17.05.2019, shtetasja B. B. 41 vjeçe, banuese në Fushë-Arrëz, ka njoftuar se është goditur në banesën e saj nga  shtetasi M. N. 27 vjeç, banues në Fushë Arrëz, i dënuar më parë për vjedhje me dhunë.Me marrjen e njoftimit,  Policia ka bërë shoqërimin e  shtetasit të dyshuar M. N, i  cili njihet si person me probleme të shëndetit mendor, i cili do dërgohet në Spitalin Psikiatrik nr.5 Tiranë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Puke, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Dhunimi i banesës” parashikuar nga neni 90 dhe 112   i Kodit Penal, në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit M. N.

 

Zjarr Tv Ad