Rritja e pagave të ligjvënësve, ‘shpërthen’ Gjekmarkaj: Nuk dua të gënjej shqiptarët por në kohën ku jetojmë nuk na del rroga e deputetit

0
185
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj iu është bashkuar komenteve pas vendimit për rritjen e rrogave të ligjvënësve shqiptarë.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Gjekmarkaj tha se ka një gabim gati folklorik sa i takon figurës së deputetit, pasi ky i fundit nuk mund të jetojë vetëm me kauzën si në regjimin socialist. Mes të tjerash Gjekmarkaj tha se kjo gjë krijon komplekset, dhe se deputetët shpesh herë kanë pranuar që të jenë pjesë e lojës së lidershipit.

Sipas Gjekmarkajt, ka një kategori e deputetëve e ka të domosdoshme rrogën në fund të muajit. Gjekmarkaj tha se rroga duhet të ishte rritur kohë më parë, ndërsa shtoi se ky nuk është kompleks.

“Personalisht për zgjedhjet që kam bërë më herët, mund të isha bërë biznesmen, nuk e kam bërë por kam preferuar të jem pedagog dhe të jetoj me rrogën time. Por në parlament një rrogë për kohën ku ne jetojmë është e pamjaftueshme duke e ditur se sa takime ka deputeti, në fund ka edhe ai familje si të tjetër. Deputeti duhet të jetë i ndershëm edhe me veten edhe me të tjerët. Unë dua të gënjej as shqiptarët, as shoqërinë por as veten.

Krijohet kompleks sepse deputetët kanë pranuar të jenë pjesë e lojës së lidershipit dhe deputeti është ai që sakrifikon negativisht interesat e popullit. Një situatë hipokrite dhe paradoksale. E detyron deputetin të negociojë për punë të tjera. Ka deputetë që merren me biznes dhe mbase nuk e ndjejnë, por ka të tjerë që jetojnë vetëm me ato të ardhura. Pra deputeti me rrogën që merr jeton në mënyrë modeste. Nëse thua që me atë rrogë, bën takime elektorale mban edhe familjen i bie që të gënjesh. Deputeti nuk duhet të konsiderohet nëna e të gjitha të zezave, ka edhe nga ata që abuzojnë me komunitetin, por flas për ata që përfaqësoj dhe unë jam një njeri që jetoj me dinjitet. Të gjithë deputetët më kanë përgëzuar për qëndrimet që kam mbajtur, nuk është kompleks të kërkosh një gjë transparencë. Përderisa ka një rritje të përgjithshme rrogash dhe nuk ka kuptim që një shef sektori apo një drejtor në bashki të marrë më shumë se një deputet. 30 mijë lek është dieta e një deputeti vetëm për hotelin.” tha Gjekmarkaj.

Zjarr Tv Ad